Njihuni me kryeqytetin europian “të drogës” për vitin 2019
Transmetuar më 09-06-2019, 16:50

Agjencia e monitorimit të drogës në Bruksel ka bërë të ditur rezultatin e sondazheve të përdoruesve të drogës në Europë.

Sipas tyre, Londra është kryeqyteti i drogës në kontinent.

Sipas rezultatit, 5% e personave nga 15 deri në 34 vjeç, kanë përdorur kokainë në muajt e fundit.

Kjo shifër është më e lartë se në çdo kryeqytet tjetër evropian.

Qendra Europiane e Monitorimit të Drogës thekson se celularët smartfonë kanë bërë të mundur që të rinjtë ta porosisin dhe ta marrin drogën shumë lehtë, nëpërmjet aplikacioneve./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...