Pamjet shokuese, grupet rivale përleshen pranë shkollës së fëmijëve
Transmetuar më 09-06-2019, 16:26

Pamje shokuese ku tregojnë një përplasje të dhunshme bandash, janë regjistruar në rrugët e Londrës.

Momenti i përleshjes së bandave ka ndodhur afër një shkolle fëmijësh.

Ngjarja ka ndodhur të premten në pjesën jugore të Londrës, rreth orës 16:20.

Video tregon momentin ku katër persona, të cilët i përkasin dy bandave të ndryshme, përleshen mes tyre pranë një shkolle fëmijësh.

Videon është filmuar nga një prind, i cili në atë moment ishte me fëmijën e tij në makinë.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe sipas raportit, një person 17 vjeçar është shtruar në spital për shkak të plagëve të marra nga thika.

Më poshtë keni videon në fjalë./a.k/noa.al/ 

Loading...
loading...
Loading...