Transmetuar më 09-06-2019, 13:30

Ndryshe nga protestat e tjera, në atë të së shtunës, nuk ka pasur arrestime, por procedime në gjendje të lirë.

Bëhet fjalë për 15 persona të vënë nën hetim, pas tensioneve të krijuar para Parlamentit.

Të dyshuarit akuzohen se kanë hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike drejt efektivëve të policisë.

Të proceduarit e protestës së tetë kombëtare të opozitës akuzohen për veprat penale

“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. /a.y/noa.al

Basha publikon fotot e protestës: Zgjedhjet u anuluan! Largimi i Ramës, i panegociueshëm