Transmetuar më 09-06-2019, 12:26

“Trooping the Colour 2019”, parada e mbajtur me rastin e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabeth, bëri bashkë gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore.

Për herë të parë u shfaq edhe princi Louis në ballkonin e pallatit mbretëror Buckingham Palace, bashkë me të atin princin William, nënën Kate Middleton, vëllanë George dhe motrën Charlotte.

Fotografitë e vogëlushit Louis në ballkon me familjen e bashkuar, u përhapën me shpejtësi në mediat rozë.

Po ashtu ky aktivitet shfaqi në publik për herë të parë edhe bashkëshorten e princit Harry, Meghan Markle, një muaj pas ardhjes në jetë të djalit Archie. /a.y/noa.al

Meghan Markle del për herë të parë në publik pas lindjes së djalit