Transmetuar më 09-06-2019, 12:11

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të shtune, ku pronari i një dyqani u godit nga shembja e suvasë së një pallati.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në Via Duomo të Napolit, në Itali, ku Rosario Padolino 66 vjeç, gjeti vdekjen pak pas dërgimit në spital.

Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, thuhet se u shkëput një pjesë e suvasë së pallatit, teksa viktima ndodhej jashtë dyqanit të tij.

Rruga ku ndodhi ngjarja dhe që paralelisht po bëhen punime në trotuar ishte e mbushur me turistë në momentin e ngjarjes.

Padolino, i cili ishte një prej tregtarëve më të njohur në Via Duomo, njihej si një prej promotorëve më në zë, për nismat që promovonin zonën. /a.y/noa.al