Transmetuar më 09-06-2019, 11:55

“Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si një President që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama nga takimi elektoral i Burrelit, teksa deklaroi se mbrëmë opozita e rrugës më pak se asnjëherë në bulevard se dhe se sa më shumë pakësohen, aq më shumë shtrihen në bulevard si çamçakëz, por se është e qartë se gjithmonë e më pak njerëz i ndjekin dhe gjithmonë e më pak do i ndjekin në atë rrugë, iu doli një mbështetës.

Në këtë drejtim shtoi se shumica e atyre njerëzve nuk janë budallenj dhe nuk mund ti tërheq kush pas hunde për ti çuar në një rrugë që nuk dëmton qeverinë se qeverinë nuk e rrëzon asgjë përveç votës së popullit, tha ai, por dëmton Shqipërinë dhe komunitetin e gjithësecilit.

“Dje papritur për shumëkënd dhe krejtësisht sipas parashikimeve tona dhe të mia, u shfaq shpëtimtari i atyre që kishin mbetur në rrugë, as më shumë dhe as më pak por Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul se nuk ekziston dhe moralisht është turp sa nuk ka më turp. Nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk keni parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit do të ketë edhe të tjera, por ama një gjë është e sigurtë do apo s’do Saliu, do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do aspo s’do filxhani zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor", u shpreh Rama.

Në këtë drejtim shtoi se Kushtetuta e Republikës nuk është filxhan që rrotullohet, zgjedhjet nuk janë llumi i kafesë turke që e kthen përmbys bashkë me filxhanin dhe institucionet nuk janë bishti i filxhanit që e kap sa herë do pish kafenë.

“Ajo që po ndodh dhe është në zhvillim dhe që do të ndodhë, gjithë ata që udhëheqin lëvizjen ‘Rama ik’, do të ikin të gjithë vetë. Kjo luftë nuk është për bashki, por se kërkohet një pazar i madh për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë dhe kaos për të goditur jo mua personalisht, por për të goditur të vetmen forcë që qysh në sekondën e parë do të jetë mbështetësja e palëkundur e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj, por të kaluar nga ligjet tek gjyqet, nga shpresat dhe tek drejtësia që nuk pyet më sa i gjatë je apo sa i shkurtër je”, deklaroi Kryeministri.

Në vijim, po duke shigjetuar Presidentin, tha se me logjikën e djeshme Ilir Meta mund të bëjë dhe një dekret që ti shpallë luftë Amerikës, por shtoi se një gjë e tillë nuk mund të pranohet.

“Do të dëgjoni të thonë se ajo që ai ka bërë është një gjë për kombin, popullin, fëmijët tanë, gjëja e duhur dhe kjo që po bëjmë ne është se ne duam të vendosim diktaturën, por një gjë të jeni të sigurtë, të gjitha çfarë do dëgjoni janë që të vazhdojnë të tërheqin për hunde këdo që i beson ata”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. /a.y/noa.al