Transmetuar më 09-06-2019, 11:30
Lenda narkotike e sekuestruar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Proporcione” ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, duke vënë në pranga një djalë dhe një vajzë.

Mbrëmjen e kësaj të shtune u sekuestrua 974 gramë kanabis sativa, e ndarë në proporcione gati për shpërndarje.

Kështu efektivët e komisariatit nr. 3, bënë arrestimin në flagrancë të S. K., 34 vjeç banues në Tiranë dhe I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Kjo pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj S.K., dhe I.K., policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë kanabis sativa.

Ndërsa shtetasit P.Z., dhe L.Z., akuzohen kanë ndihmuar të arrestuarit për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al