Transmetuar më 09-06-2019, 11:05

Shumë njerëzve iu ndodh që ti zërë gjumi në tren dhe befas zgjohen për tu kontrolluar biletën. Italiani Alessandro Pipero tregoi në rrjetet sociale zgjidhjen ironike të tij.

Kështu ai shkroi në ballë, numrin e biletës së tij, në mënyrë që kontrollori të mos e zgjonte.

Ai u fotografua me numrin e biletës në ballë, duke e publikuar fotografinë në Instagram.

Pipero shkroi se, “Kështu kontrollori nuk do më zgjojë”. Pipero është një ndër kryekamarierët dhe shefat e sallës, më të njohur në Romë, i cili e ka treguar vazhdimisht me krenari detyrën e tij.

Mirëpo kur lodhja bën të vetën, vijnë edhe zgjidhjet alternative. /a.y/noa.al