Punishtja nën sekuestro, për pije freskuese false, kush është i arrestuari
Transmetuar më 09-06-2019, 10:36

Një person është vënë në prangat e policisë së Shkodrës i akuzuar se prodhonte pije freskuese në punishten e cila ishte nën sekuestro prej dy vitesh.

Pronari i punishtes i arrestuar këtë të shtunë, ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme.

I arrestuari është Xhavit Kasemi, 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga viti 2017 ku është bërë sekuestro preventive, janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...