Transmetuar më 09-06-2019, 10:24

Një grua nga qyteti i Rosario në Argjentinë, denoncoi një hotel, nën akuzën se ka cenuar privatësinë e saj dhe se u bë shkak që i shoqi të kërkonte divorcin.

Siç raportojnë mediat vendase, hoteli kishte informuar babanë e vajzës, se e bija kishte përdorur kartën e tij të kreditit, për shërbimet e ofruara në hotelin, ku takohej me të dashurin.

Burri duke mos ditur asgjë për lidhjen jashtëmartesore të së bijës, e komentoi llogarinë e dërguar nga hoteli në sy të dhëndrit, i cili kështu zbuloi tradhtinë dhe kërkoi divorcin.

Gjithçka pasi i moshuari mendonte se e bija i kishte bërë këto shpenzime me të shoqin.

Gjyqtari Marcelo Quaglia e rrëzoi kërkesën e gruas, duke thënë se hoteli ka vepruar sipas ligjit, duke mbrojtur të drejtën e përdoruesit të kartës së kreditit, shkruan noa.al.

Po ashtu gjyqtari tha se nuk kishte asnjë shkelje privatësie, duke qenë se gruaja ishte e vetëdijshme se i ati do të informohej në të gjitha format, për veprimet që kryeheshin me kartën e tij. Çifti i divorcuar ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kanë edhe një fëmijë. /a.y/noa.al