Transmetuar më 09-06-2019, 09:58
Foto ilustruese

Sekuestrohen në Vlorë 12 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në një banesë, duke vënë në pranga të zotin shtëpisë.

Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga një informacion i marrë nga policia u ushtrua kontroll në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë kanabis sativa.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të pronarit të banesës, A. M., 57 vjeç.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al