Transmetuar më 09-06-2019, 09:18

Vidhen paratë në bankomatin e një banke në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr.14.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje një bankomat të një banke të nivelit të dytë.

Nga të dhënat paraprake autorët dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al