Transmetuar më 09-06-2019, 08:57

Bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle shfaqet në publik, për herë të parë pas lindjes së djalit Archie Harrison, i cili është vetëm një muajsh.

Gjithçka për festimet lidhur me ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth.

Meghan u shfaq në karrocë bashkë me të shoqin Harry, kunatën Kate Middleton dhe Camilla Parker për ceremoninë Trooping the Colour, një prej aktiviteteve më të shumëpritura të popullit anglez.

Në këtë aktivitet duhet të ishte edhe Archie i vogël, por për shkak të moshës së tij, kjo gjë u anulua. Meghan u shfaq e buzëqeshur gjatë gjithë kohës, e veshur me një fustan blu të thellë dhe kapele në kokë.

Ditëlindja e mbretëreshës në fakt është në prill, por festimet mbahen në qershor me një paradë solemne të quajtur “Trooping the colour”. /a.y/noa.al