Transmetuar më 08-06-2019, 14:43

Në prag të ndeshjes me Islandën, presidenti i FSHF-së Armando Duka ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku foli për atmosferën e mirë që mbizotëron në grupin e Kombëtares Shqiptare.

Si e keni parë ekipin në drejtimin e trajnerit Reja?

Ndeshja është përgatitur mirë pasi ka pasur shumë ditë në dispozicion, ndryshe nga zakonisht. Fati ynë është që stafi i tri ka pasur një kohë optimale për të njohur grupin dhe për të përgatitur takimin. Kam parë që është punuar me dëshirë dhe ndeshjen po e presim me optimizëm.

Kënaqeni me barazim, apo doni fitoren sot?

Do të doja të fitonim, por nuk do mërzitesha edhe po të merrnim një pikë këtu. Ne luajmë për vendin e dytë dhe ka shumë rëndësi që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Jemi në fillim të edicionit dhe të gjithë do të ndalen, por mendoj se ky sot është një stacion i rëndësishëm për rrugën tonë.

Shqipëria ndeshjen me Islandën e nis me këtë formacion:

Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajli, Basha, Xhaka, Cikalleshi, Balaj, Abrashi./a.k/noa.al/