Butrint Imeri publikon këngën e re, vëmendja shkoi te Kiara Tito
Transmetuar më 08-06-2019, 08:13

“Hajt Hajt”, klipi më i ri i Butrint Imerit solli si “protagoniste” Kiara Titon. Kjo video kishte shuma vajza të ndryshme, një klip tipik veror që mezi pritej edhe për shkak të Kiarës.

Dyshja janë përfolur jo rrallëherë që janë në një lidhje dashurie, mirëpo ata nuk e kanë pranuar asnjëherë që kanë pasur një romancë.

Gjithsesi, në klip, Kiara mori gjithë vëmendjen edhe pse u shfaq vetëm disa sekonda.

E veshur me të bardha, me një kombinim tipik për të luajtur golf, Kiara u prit me kuriozitet për t’u parë se çfarë roli kishte ajo në klip.

Dyshja në fakt ia kanë arritur qëllimit, për të bërë zhurmë në rrjetet sociale me këtë klip.

Loading...
loading...
Loading...