Transmetuar më 08-06-2019, 00:00

Korça është duke festuar një prej ngjarjeve më të mëdha e më të veçanta artistike në vend.

Nga kjo e premte e po ashtu të shtunën rrugët e saj pushtohen nga ngjyrat dhe gëzimi që sjellin karnavalet.

Ka nisur të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, edicioni i dymbëdhjetë.

Ky festival ka nisur mesditën e së premtes të sheshi i Katedrales, me paradën e fëmijëve të shkollave të Korçës. Në galeri shikoni fotot e festimeve fëminore.

Ndërsa e shtuna pritet të jetë një festë e madhe me pjesëmarrjen e 30 trupave nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina e Argjentina.

Karnavalet në Korçë kanë filluar të festohen para vitit 1940.

Pas ndërprerjes në vitet ’60, sërish Korça është qyteti i parë që rizgjoi këtë traditë, që nga viti 1992, duke e kthyer madje dhe në manifestim ndërkombëtar.