Transmetuar më 07-06-2019, 23:19

Ajo është një prej dietologeve më të njohura në vend, për shkak të pranisë së shpeshtë në ekran, por edhe me një familje të kompletuar.

Bëhet fjalë për Blerina Bombaj e cila ka zbuluar edhe personin e njohur që e ka lidhur me bashkëshortin.

Bëhet fjalë për stilistin Joni Peçi, i cili ka qenë shkak që ajo dhe i shoqi të lidhen, kurorëzohen dhe të bëhen me dy fëmijë.

Teksa ka publikuar një foto me Jonin nga dasma e mbajtur në vitin 2009 ku shihet me Jonin, Blerina shkruan, “Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim që nuk do të ishte kjo! Nuk e di si do të ishte, por falenderoj Zotin që takova Jonin i cili u be shkas që unë u njoha dhe u dashurova me atë që sot është bashkëshorti im, babai i dy fëmijëve të mi dhe mbështetja e hekurt e gjithë dëshirave të mia. Me pak fjalë, Joni Peci ishte shkesi”. /a.y/noa.al