Transmetuar më 07-06-2019, 22:32

Krahas të qenit një moderator i suksesshëm, Blendi Fevziu ka treguar se është edhe një baba shumë i përkushtuar dhe që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me dy vajzat e tij, Mishelin dhe Alisin.

Në një intervistë për ‘Bordo’, Blendi ka treguar se nuk është një baba xheloz.

Ai ka treguar se vajza e madhe nuk flet me të për çështjet e zemrës dhe as ai nuk e pyet.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse vajza do t;i rrëfente se një djalë e ka lënduar,

Blendi u përgjigj se, “Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët”.