Hanë panine të paketuara në spital, vdesin tre pacientë
Transmetuar më 07-06-2019, 21:47

Tre pacientë kanë gjetur vdekjen në Angli, si pasojë e një epidemie listerie. Përhapja e bakterit është lidhur me paninet e paketuara që konsumohen brenda spitalit.

Rastet vijnë nga spitale të ndryshme dhe nuk dihet koha se kur janë blerë.

Pacientët gjetën vdekjen në spitalet e NHS Foundation Trust të Manchester University, në Hilton Foundation dhe në spitalin Aintree University të Liverpool.

Furnitori ‘The Good Food Chain’, kërkoi që të nisin hetimet lidhur me produktet e tyre.

“Good Food Chain”, ishte furnizuar me mish të prodhuar nga North Country Cooked Meats, i cili rezultoi pozitiv nga histeria, shkruan noa.al.

Rastet e listerisë janë shfaqur tek gjashtë pacientë të sëmurë rëndë, tre prej të cilëve gjetën vdekjen gjatë kësaj jave. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...