Vajza 2 vjeçe rrëmbehet dhe vritet, i nxjerrin sytë
Transmetuar më 07-06-2019, 21:02

Një vrasje e tmerrshme ndaj një vajze vetëm dy vjeçe e gjysmë, e cila u masakrua për vdekje pas një zënke mes dy familjeve, si pasojë e një borxhi të papaguar, ku ju nxorën edhe sytë.

Një krim i cili indinjoi gjithë Indinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Aligarth, në shtetin e Uttar Pradesh, ku vajza u rrëmbye në 31 maj, ndërsa trupi i saj u gjet, tre ditë më vonë në 2 qershor, në një puset të ujërave të zeza.

Një hetim për vrasje dhe torturë është nisur pasi policia konfirmoi se vajza fillimisht ishte mbytur dhe më pas i ishin nxjerrë sytë.

“Dy burra, që të dy fqinj të shtëpisë, të cilët patën një sherr për një borxh me gjyshin e viktimës, u arrestuan”, deklaroi shefi i policisë Akash Kulhary, shkruan noa.al.

Njëri nga të dyshuarit kishte një borxh prej 50 mijë rupie ose 720 dollarë tek gjyshi i vajzës dhe për këtë arsye ishin zënë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...