Transmetuar më 07-06-2019, 20:42

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme me Islandën në ishull, në ndeshjen e parë për trajnerin italian, Edi Reja.

Tekniku i kombëtares është shprehur optimist në konferencën për mediat.

Ai tha se këto javë stërvitjeje ka vënë re një dëshirë nga ana e futbollistëve për të punuar dhe shpreson në një rezultat pozitiv.

Edhe pse përballë do të kenë një prej skuadrave që ka njohur rritje vitet e fundit, Reja tha se do të bëjë gjithçka që të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.

Grupi i kombëtares është i plotë, me përjashtim të Grezdës që u tërhoq për shkak të një dëmtimi.

Edhe për Islandën kjo do të jetë një ndeshje ku çdo gjë duket e përgatitur mirë.

Ndeshja do të transmetohet në RTSH. /k.k/noa.al/