Transmetuar më 07-06-2019, 08:28

Jonida Maliqi është në nga këngëtaret më të pëlqyera në vendin tonë. Së fundi këngëtarja përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Europian të muzikës, Eurovision me këngë, “Ktheju Tokës”. Ajo ishte një ndër artistet më të komentuara të festivalit jo vetëm për vokalin potent, por edhe për paraqitjen e saj skenike.

Në natën finale këngëtarja dhe Shqipëria u renditën në vendin e 17-të.

Pas mbarimit të ‘Eurovision-it’ Jonida u shpreh se për të kishte qenë një nga eksperiencat më të bukura, por duket se gjatë rrugëtimit ka pasur edhe momente të vështira. Ditën e djeshme e ftuar këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Trokit” në “InTv”.

Kjo ishte dalja e parë publike pas festivalit. Jonida ka treguar se prova e parë e saj në skenë nuk rezultoi aq e mirë dhe kjo gjë e ka prekur shumë.

“Në provat e para skena ishte në terr total, kishte blice dhe asgjë. Kam qarë në një intervistë pas provave, nxora pretekst se më kishte marrë malli për familjarët. Për fat në provat e tjera gjithçka u rikuperua më së miri”, ka rrëfyer Maliqi.

Për sa i përket komenteve të shumta për gabimet që bëri me gjuhën angleze gjatë dhënies së intervistave, Jonida u shpreh se fjalët e të tjerëve nuk e dëmtojnë aspak.