Transmetuar më 07-06-2019, 08:19

Aktori i njohur Bradley Cooper ka mbetur vetëm! Fakti që lidhja mes tij dhe modeles së njohur Irina Shayk nuk po ecte mirë ishte e ditur, por tashmë modelja ruse e ka braktisur.

Madje 33-vjeçarja është larguar nga vila e tij në Los Angelos, duke u kthyer në shtëpinë e saj,

bashkë me vajzën e tyre Lea De Seine, 2 vjeçe.

The Sun shkruan se Bradley dhe Irina, kanë tentuar në çdo formë që të vijojnë bashkim për hir të vajzës, por lidhja mes tyre ishte ftohur prej muajsh.

U përfol se shkak mund të ishte bërë afrimiteti i Cooper me Lady Gagën, por kjo gjë nuk dihet ende. /a.y/noa.al