Ministria e Arsimit: Prindërit nuk do të paguajnë për librat e dëmtuar
Transmetuar më 07-06-2019, 01:46

Pak ditë para mbylljes se vitit shkollor nxënësit kanë nisur fshirjen e shënimeve nga tekstet shkollore për ti dorëzuar ato me 13 qershor.

Komisioni në nivel shkolle do të vlerësojë gjendjen e librave shkollore nëse ato do të ripërdoren për vitin e ardhshëm apo jo.

Por ndryshe nga çfarë u paralajmërua në nisje të vitit shkollor, se çdo libër i dëmtuar do të paguhet nga prindërit në përfundim të shkollës nuk do të ndodhë kështu.

Specialisti i Politikave dhe i Strategjive në Arsim Besnik Rama ka sqaruar në një intervistë për RTSH-në se prinderit nuk do të paguajnë për librat të cilat nuk janë mirëmbajtur.

Fëmijët shprehen se janë përpjekur të tregohen të kujdesshëm me librat, por ndonjëherë u ka ndodhur t’i dëmtojnë edhe pa dashje.

Ndërsa gjyshërit thonë se në fshirjen e librave kanë asistuar edhe ata. Disa prej tyre nuk e fshehën dëshirën për t’i blerë librat me qëllin që nipërit të kenë mundësi t’i rikthehen atyre kur ta shikonin të nevojshme.

Specialisti i politikave dhe i strategjive në arsim ka sqaruar se të gjithë prindërit që kanë dëshirë të blejnë paketën e librave mund ti blejnë ato në çdo fillim të vitit shkollor, por vetëm pranë librarive.

Në vitin e ri shkollor libra falas do të përfitojnë në të githë vendin edhe nxënësit e klasave të 5-ta.

Loading...
loading...
Loading...