Transmetuar më 06-06-2019, 19:13

250 milionë lekë është dëmi që shkaktuan tërmetet në zonën e Korçës, që lanë në qiell të hapur më shumë se 100 banorë.

Kjo vlerë paraprake është publikuar nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili tha se me këto lekë parashikohet të ndërtohen 60 banesa, dhe rikonstruktohen 90 të tjera.

Lëkundjet e vazhdueshme sizmike shkaktuan panik te banorët, ku më të dëmtuar janë ata të Floqit.

Një ditë më parë, Kryeministri ishte në zonat e prekura ku premtoi ndërtim të banesave të shembura, dhe kompensim për dëmet. /k.k/noa.al/