Vrau dhjetëra pacientë, burg përjetë për infermierin
Transmetuar më 06-06-2019, 18:00

Një vrasës serial është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 85 pacientëve.

Infermieri nga Gjermania mori dënimin nga një gjykatë në Oldenburg.

Niels Hoegel, u konsiderua vrasësi serial më vdekjeprurës i Gjermanisë pas luftës.

Hoegel akuzohet se u dha pacientëve ilaçe të papërshkruara në përpjekje për t’i treguar kolegëve aftësitë e ringjalljes dhe për të luftuar mërzinë.

Në seancat e kaluara, Hoegel tha se u ndje euforik kur arriti të kthejë një pacient në jetë dhe u shkatërrua kur dështoi.

Policia dyshon se numri i vdekjeve të pacientëve mund të shkojë deri në 200, por nuk mund të jenë të sigurt pasi trupat e shumë pacientëve u dogjën para se të bëheshin autopsitë. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...