Akuzoi Neymar për përdhunim, modelja shfaqet publikisht
Transmetuar më 06-06-2019, 18:13

Pas shumë spekulimesh, tashmë akuzuesja e Neymar ka një emër dhe pamje. Edhe njerëzit në të gjithë botën që javët e fundit kanë konsumuar lajmet e shumta mbi akuzat për përdhunim që rëndojnë mbi futbollistin më të paguar në histori mund të krijojnë një ide mbi atë që ndodhi mbrëmjen e 15 majit në një nga hotelet më eksluzivë të Parisit.

Video e shumëpërfolur është bërë publike, teksa në pak sekonda Neymar dhe akuzuesja e tij Najila Trindade Mendes de Souza përplasen fizikisht.

Më saktë, nga pamjet është 27-vjeçarja që sulmon futbollistin, ndërsa ai i shtrirë në shtrat mundohet të largojë vajzën, e cila dëgjohet të thotë: “Po të godas, sepse ti më dhunove mbrëmë dhe më le vetëm”.

“Ishte një aggression dhe përdhunim. Ishte agresiv dhe ndryshe nga djali që kisha njohur kur shkëmbenim mesazhet”, ka thënë De Souza, që e cilëson veten një modele.

Ajo pranon se ka shkuar me dëshirën e saj në Paris dhe se Neymar i kishte paguar udhëtimin dhe akomodimin në hotel. Ndërkohë, dëshmia e vajzës dhe video është marrë në dorëzim nga policia e Rio De Janeiro, e cila po heton në lidhje me akuzat.

Loading...
loading...
Loading...