Transmetuar më 06-06-2019, 17:23

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, ku një fëmijë 2-vjeçar u kafshua për vdekje nga leopardi.

Kafsha arriti që të hynte në një zonë të rrethuar të parkut dhe kapi djalin, që ishte fëmija i një punonjësi.

Edhe pse u dërgua ne spital, i vogli nuk arriti të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda.

Në një deklaratë, përfaqësues të parkut thanë se sulme të tilla ishin shumë të rralla dhe se rojet e vranë leopardin për të shmangur rrezikun.

Ike Phaahla, një zëdhënës i parkut, tha se rrethanat e sakta të vdekjes së fëmijës mbeten ende të paqarta.

Ai tha se kafshët kanë frikë nga qeniet njerëzore dhe zakonisht nuk i afroheshin atyre. /k.k/noa.al/