Tronditet FIFA, në pranga zëvendës-presidenti i saj
Transmetuar më 06-06-2019, 17:22

Zv.presidenti i FIFA-a, Ahmad Ahmed është ndaluar mëngjesin e kësaj të enjte. Lidhur për motivet e këtij ndalimi ka disa versione në mediat sportive, sipas së cilëve mund të bëhet fjalë për shpërdorim detyre, mosdeklarim të taksave apo prishjen e një kontrate në mënyrë të njëanshme, e ndërsa FIFA ka deklaruar se ende nuk ka informacione për këtë çështje.

59-vjeçari u ndalua nga Policia teksa ishte në dhomën e tij të hotelit në Paris, ku ishte i pranishëm për kongresin e FIFA-s.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe FIFA, ku përmes një deklarate pohon se Amhed po merret në pyetje.

Hetimet kanë nisur që prej muajit prill, periudhë kur sekretari i përgjithshëm i Federatës Afrikane të Futbollit, Amr Fahmy akuzoi Ahmed për ryshfet dhe shpërdorimin e fondeve.

Një goditje e fortë kjo për FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino, i cili ditën e djeshme pohoi se gjatë presidencës së tij është ulur korrupsioni dhe i ka kthyer dinjitetin futbollit./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...