Transmetuar më 06-06-2019, 16:34

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin e 3-të të arratisur mëngjesin e 3 qeshorit nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është i moshës 35-vjeçar, ndërsa nuk e kanë zbuluar emrin e tij.

35-vjeçari ishte anëtar i një grupi grabitësish dhe mori pjesë, ndër të tjera, në vjedhjen e shtëpisë së Lefteris Pantazis. 35-vjeçari u gjet në një rrugë në zonën e “Nea Smyrna”.

Shqiptari u kap disa ditë pas arratisjes, ndërsa bëhet me dije se ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit.

Disa ditë më parë u arrestuan 2 pjestarë të tjerë të grupit, ndërsa tashmë në arrati është “Titi”, vrasësi i vrasjes së kuzhinierëve në Kesariani në vitin 2012, i cili konsiderohet nga policia si më i rrezikshmi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të 3 qershorit, në burgun e Petrou Ralli të Athinës. Bashkë me shqiptarët Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani, janë arratisur edhe dy shqiptarë të tjerë.

Gjithçka pasi njëri prej tyre u shtir si i sëmurë, duke u shtrirë në shesh, dhe në momentin kur hynë rojet në qeli, të burgosurit i sulmuan me një thikë të improvizuar, u morën armët dhe i mbyllën në qeli.

Pas kësaj kërcënuan një tjetër polic në dalje, duke marrë një makinë për tu larguar. Gjatë arratisjes pati edhe shkëmbim zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar. Aktualisht kërkimet janë në vijim në të gjithë Athinën, për të kapur të arratisurit e fundit. /b.l/noa.al/