Transmetuar më 06-06-2019, 13:52

Një diagnozë e re çdo 15 minuta. Është ky ritmi i rritjes botërore të tumorit të gjirit, patologji e cila prek gjithnjë e më shumë gra të reja në mosha.

Një studim i fundit amerikan ka zbuluar se një regjim ushqimor me përqindje të ulët yndyre dhe shtim i porcioneve të frutave dhe perimeve, redukton me 21% rrezikun e vdekjes nga ky lloj tumori.

Konfirmimi vjen si pasojë e një studimi të projektit ‘Women’s Health Initiative’, ku u mbajt në monitorim nga viti 1993 deri në 2013, situata klinike e 49 mijë femrave me moshë nga 50 deri në 70 vjeçe.

Studimi në fjalë u prezantua gjatë Kongresit të Shoqatës Amerikan të Onkologjisë Klinike (ASCO). Kështu ato femra që përgjatë tetë viteve reduktuan me 20% sasinë e yndyrës që konsumonin, patën përgjysmim të rrezikut të vdekjes nga kanceri i gjirit.

Po ashtu studimi nxori në pah faktin se mes femrave që ndoqën një regjim ushqimor me më pak yndyrë pavarësisht ushqimit që konsumonin, rastet e tumoreve të gjirit ishin 8% më të ulëta. /a.y/noa.al