Burg për infermierin vrasës, u injektoi ilaçe vdekjeprurëse 85 pacientëve
Transmetuar më 06-06-2019, 13:36

Brenda pesë vitesh vrau 85 pacientë dhe për këtë arsye këtë të martë u dënua me burgim të përjetshëm. Mbyllet kështu një prej kapitujve më të errët të kronikës gjermane.

Niels Hoegel, një ish-infermier 42-vjeçar do të qëndrojë gjithë jetën në burg, i shpallur fajtor për vrasjen e 85 pacientëve të tij. Gjyqtari Sebastian Buehrmann, i cili dha dënimin, e cilësoi si çështjen më të rëndë që ka trajtuar ndonjëherë.

Infermieri u injektonte ilaçet e gabuara, pacientëve në klinikën e Oldenburg të Delmenhorst, në Gjermani. Ai u arrestua në vitin 2005, për vrasjen e dy personave, ndërkohë që nga hetimet e kryera rezulton se kishte vrarë shumë më shumë.

Qëllimisht Hoegel u shkaktonte probleme të sëmurëve, ndërsa më pas i përmirësonte, duke marrë meritat se i kishte shpëtuar. Për Prokurorinë gjermane, gjithçka e kishte bërë për të dalë mbi kolegët e tij. Krimet për të cilat akuzohet kanë ndodhur përgjatë viteve 2000 dhe 2005, dhe viktimat ishin me moshë nga 34 deri në 96 vjeç.

Bazuar në dyshimet mbi planet mizore të tij, infermieri u arrestua në vitin 2005 dhe u dënua me pesë vite burg, shkruan noa.al.

Por gjatë hetimeve krimet për të cilat akuzohej u rritën, ku me gojën e tij pohoi se u kishte injektuar ilaçin e gabuar mbi 90 pacientëve. Kjo çoi në rihapjen e hetimeve, ku Niels po hetohet sërish, duke u gjetur fajtor për 85 pacientë të vdekur. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...