Transmetuar më 06-06-2019, 11:16

Vajza bërtiste nëpër shtëpi, kështu që njerka si ndëshkim, i hodhi benzinë në fytyrë dhe i vuri zjarrin. Dalia Jimenez, 20 vjeçe nga Dallas, Texas, SHBA, u arrestua nga policia për shkak të dëmeve të rënda që i shkaktoi vajzës 5 vjeçe të partnerit të saj.

Vogëlushja e kishte inatosur gruan pasi bridhte nëpër shtëpi dhe bërtiste, kështu që ajo vendosi ta ndëshkojë.

Pasi shoi flakët, 20-vjeçarja e çoi vajzën në spital, duke thënë se bëhej fjalë për një incident në shtëpi, për shkak se vajza ishte afruar shumë, teksa ajo po ndizte një qiri.

Mirëpo versioni i gruas nuk u besua nga mjakët për shkak të dëmeve të rënda, duke lajmëruar policinë. Gjatë marrjes në pyetje, e reja u dorëzua, duke pranuar se i kishte hedhur benzinë në fytyrë vajzës dhe i kishte vënë zjarrin, shkruan noa.al.

Ndërsa gruaja u arrestua nga policia pas ngjarjes së ndodhur në fund të muajit maj, e mitura vijon të ndodhet në spital në gjendje delikate, për shkak të dëmtimeve në të dyja faqet dhe mjekër.

Në momentin e ngjarjes babai i së miturës nuk ishte në shtëpi, ndërkohë që dy vëllezërit e saj, iu besuan shërbimeve sociale. /a.y/noa.al