Transmetuar më 06-06-2019, 08:07

Këtë të mërkurë më 5 qershor, djali i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, ka mbushur 1 muajsh.

Mami Almeda ka publikuar dy fotografi ku shihet me vogëlushin në krahë, duke zbuluar për herë të parë fytyrën e vogëlushit.

Një muaj më parë bukuroshja shqiptare u bë nënë për herë të parë, si fryt i martesës me aktorin Tolgahan Sayisman.

Djalit të tyre ia vunë emrin Efehan, emër të cilin e kishin zgjedhur qysh kur bukuroshja ishte shtatzënë.

Duket se Almeda po e shijon mëmësinë, duke qëndruar gjatë gjithë kohës me vogëlushin. /a.y/noa.al