Nuk ka surpriza, Xhani Infantino rizgjidhet si president i FIFA-s
Transmetuar më 06-06-2019, 01:47

Xhani Infantino është rizgjedhur të mërkurën si president i FIFA-s, teksa ka kandiduar pa patur kundërshtarë. Ai tha se organizmi tashmë është shndërruar në “sinonim të besueshmërisë”.

Infantino u rizgjodh të mërkurën në Paris, ndërkohë që 49-vjeçari pati marrë në dorë drejtimin e organizmit që qeveris futbollin botëror në shkurt të 2016-ës, pas atij skandali të gjerë korrupsioni që tronditi FIFA-n dhe rrëzoi ish-presidentin famëkeq, Sep Blaterin.

Infantino, një avokat zvicerano-italian, ka tani kohë të paktën deri në vitin 2023, për të vënë në zbatim planet e tij të mëdha për futbollin, të cilat pjesërisht nuk u realizuan dot në mandatin e parë.

Në Kongresin e FIFA-s në Paris, Infantino u tha 211 anëtarëve të këtij organizmi se FIFA ishte shndërruar nga “të qenit “e helmët, pothuajse kriminale”, në “atë që duhet të ishte në të vërtetë”.

“Është vetëm falë që ne kemi qenë në gjendje ta transformojmë FIFA-n, ta transformojmë atë në një FIFA të re, një organizatë që është sinonim me besueshmërinë, besimin, integritetin, barazinë, të drejtat e njeriut, angazhimin shoqëror, modernizmin, profesionalizmin dhe barazinë”, – u tha ai delegatëve të Kongresit.

Planet për të zhvilluar Botërorin e 2022-shit në Katar janë njollosur nga kriza politike në Gjirin Persik, së bashku me çështjet e punës dhe të drejtave të njeriut.

Megjithatë, gjatë mandatit të tij të parë, Infantino ishte në gjendje të zgjeronte Botërorin e futbollit të meshkujve nga 32 në 48 ekipe, megjithëse jo në kohë për edicionin e Katarit.

Botërori me 48 ekipe do të nisë në vitin 2026, që është planifikuar të organizohet bashkarisht nga SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja.

Infantino është gjithashtu duke ecur përpara me planet për një Botëror të Ri të Futbollit të Klubeve, të përbërë nga 24 ekipe, duke nisur nga viti 2021. Formati ekzistues përfshin vetëm 7 klube.

Në vitin 2016, drejtuesit e futbollit në Amerikën Veriore dhe Jugore u rrëzuan njëri pas tjetrit, pasi prokurorët amerikanë dhe zviceranë zbuluan një skandal të gjerë korrupsioni financiar të lidhur me organizmat që qeverisin lojën e futbollit.

Loading...
loading...
Loading...