Dy persona merren përpara nga makina teksa po kalonin vijat e bardha
Transmetuar më 05-06-2019, 23:22

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30.

Dy persona janë goditur nga një makinë në Mitrovicë, duke kaluar te vijat e bardha.

Mediat vendase shkruajnë se të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Nuk ka ende detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Organet përkatese po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...