Transmetuar më 05-06-2019, 22:54

Një çift gati kishte përfunduar pushimet bashkë me dy fëmijët e tyre, më të voglin vetëm 2 vjeç dhe një vajzë më të madhe, në ishujt Fiji, por pak para kthimit për në shtëpi në Fort Worth, në Texas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David dhe Michelle Paul u ndjenë keq dhe vdiqën të dy papritmas.

Kështu, ajo që duhej të ishte një udhëtim familjar zbavitës, u shndërrua në tragjedi.

Shkaku i vdekjes mbetet akoma një mister: me siguri kanë “takuar” ndonjë virus, por për momentin nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe është hapur edhe një hetim për të zbardhur atë që i ka vrarë.

Çifti kishin arritur në ishullin tropikal të Paqësorit mes 22 dhe 25 majit të kaluar. Ata nuk kishin asnjë problem shëndetësor dhe ishin mirë me shëndetin kur u sëmurën.

Siç ka treguar Tracey Calanog, një e afërme e çiftit, familja ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë një telefonatë një ditë para kthimit të tyre në shtëpi, në të cilën mjekët lokalë i kanë informuar rreth përkeqësimit të gjendjes së tyre.

“Kanë kuptuar se diçka nuk shkonte dhe janë drejtuar menjëherë për në spital”, ka thënë për mediat lokale Canalog.

E para që ka vdekur ka qenë Michelle.

Një helikopter mjekësor ishte gati të transportonte partnerin e saj në Australi, për mjekime të mëtejshme, por nuk u nis asnjëherë, sepse vdiq pak para nisjes.

Departamenti i Shtetit të Ëashingtonit bëri me dije se po ndjek nga afër hetimet e autoriteteve lokale rreth ngjarjes, duke theksuar se trupat e pajetë do të kthehen në atdhe vetëm pasi të jenë zbardhur autopsitë që tregojnë shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve të para, është e mundur të kenë marrë një virus vdekjeprurës, duke qënë se qeveria lokale kishte paralajmëruar turistët dhe banorët rreth një stine me viruse në sezonin e pushimeve, që mund të prekte mbi të gjitha të rinjtë e rritur, por priten konfirmime./a.k/noa.al/