Transmetuar më 05-06-2019, 20:04

Ndonjëherë produktet e shtrenjta nuk japin rezultatin e kërkuar për flokë të butë dhe të shndritshëm.

Por mos u shqetësoni, pasi do t’iu sugjerojmë një metodë fare të thjeshtë. Soda e bukës mund të jetë një përbërës i jashtëzakonshëm për flokët tuaj.

Soda e bukës është e dobishme sepse lejon heqjen e papastërtive dhe lehtësimin e larjes dhe shampos që do të eliminohet.

Ndiqni këto hapa për ta përdorur.

Merrni një lugë sodë buke dhe lageni për të krijuar një lloj paste. Lagni flokët dhe masazhojeni.

Lereni për pesë minuta dhe pastaj shpëlajeni tërësisht për të hequr çdo mbetje.

Lani me shampon dhe thajeni si zakonisht. Ju do të shihni se si është më e lehtë dhe më efektive për t’i krehur flokët.

Ju mund të përdorni sodë buke 2 ose 3 herë në javë për të bërë flokët të butë dhe të ndritshëm, si dhe të ushqeni lëkurën e kokës. /k.k/noa.al/