Transmetuar më 05-06-2019, 19:41

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Lipetsk të Rusisë ku ka lindur një hybrid i zebrës dhe gomarit.

Kafsha e rrallë është rezultat i një çiftëzimit të një gomari dhe një zebre në kopshtin zoologjik.

Kafhsa e vogël erdhi në jetë ditën e shtunë dhe tani qëndron në këmbë.

Lindja e një kafshe të tillë është vërtet e rrallë për Rusinë. Deri më tani, ka qenë vetëm një zebroid i njohur në vend, i cili ka punuar në një cirk të Moskës.

Kafsha ka veshë të mëdhenj dhe qime ngjyrë kafe të çelët, megjithatë këmbët janë të ngjashme me të zebrës. /k.k/noa.al/