Transmetuar më 05-06-2019, 19:07

Dy ditët në vijim disa zona të Tiranës, dhe jo vetëm, do kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të ndërhyrjeve që do bëhen në rrjet.

Zonat që do preken janë si më poshtë:

Njoftim për abonentët Tiranë.

Stakim i datës 6-7 qershor

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 6 dhe 7 qershor do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë.

6 qershor, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”, rruga “Mehmet Brocaj”

7 qershor, 09:30-15:00

Rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”.

7 qershor, 09:00-15:00.

Rruga “Pashko Gjeci” prane Kthesës së Kamzëz, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia.

Po ashtu ndërpreje do të ketë edhe në Korçë e Kavajë:

Njoftim për abonentët Kavajë:

Në vijim të masave që ka marrë OSHEE për sigurimin e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit veror, në datën 6 qershor gjatë intervalit kohor 03:00-06:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Kavajë.

Golem qendër, Seferaj, Mali i Robit, Stan i Ri, Qerret, Posta e policisë, Breg Deti, hotel “Malvina”, Shkëmbi i Kavajës, Kastrati, Golem plazh, “Viena”, “Miami beach”, Kompleksi “Xixa”.

Njoftim për abonentët Korçë:

Stakim i datës 6 qershor.

Për shkak të punimeve të planifikuara në nst Maliq, në datën 6 qershor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00 në këto zona në Korçë.

6 qershor/Bashkia Maliq, Pirg, Fabrika e përpunim drurit.