Parashikimi i motit, e enjte 6 qershor 2019
Transmetuar më 05-06-2019, 18:11

Orët në vijim të kësaj të mërkurë mbeten me kthjellime dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të mbrëmjes do të gjenerojnë shira të izoluar në zonat malore, pjesërisht zonat e ulta duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare.

Që nga dita e enjte dhe në vazhdim, deri në fundjavë i gjithë territori do të paraqitet me mot të kthjellët.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,1–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Të enjten do të arrijne deri në 27°C, ndërsa ditët vijuese sjellin rritje të ndjeshme duke bërë që termometri në fundjavë të ngjitet deri në 35°C./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...