Transmetuar më 05-06-2019, 17:22

Së fundmi, në internet po qarkullojnë pamjet e një sfide të re që ka të bëjë me fshesën me korent.

E njohur si "The Vacuum Challenge", ajo mund të rrezikojë seriozisht jetën e atij që e provon.

Ekspertët thonë se thithja e fshesës me korrent mund të çojë në mbytje. Sfida është përhapur gjerësisht në internet, ku përdoruesit publikojnë video të mbështjellë me qese të zeza dhe duke u thithur nga fshesa me korrent.

Eskpertët janë akoma më të shqetësuar nga fakti se prindërit ose të rriturit i kanë bërë fëmijët që të provojnë këtë sfidë me qese në kokë.

Sipas Yahoo Neës, kjo mund të jetë kalojë në mbytje pasi qeset arrijnë të shtrëngojnë qafën. /k.k/noa.al/