Transmetuar më 05-06-2019, 16:01

Diplomati austriak, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë. Rohan së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës.

“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.

Rohan i është bashkuar shërbimit diplomatik të Austrisë në vitin 1963 dhe ka shërbyer, mes tjerash, në ambasadat e Austrisë në Londër dhe Beograd.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enever Hoxhaj, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se Rohan ka qenë një nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe një nga paqebërësit më të mirë në Ballkan.