Transmetuar më 05-06-2019, 08:58

Teknologjia nuk rresht së befasuari, ku në Kinë është krijuar treni i parë magnetik i cili arrin 600 kilometër në orë. China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC), ka prezantuar një prototip treni të shpejtë magnetik, i cili redukton ndjeshëm kohën për të kaluar nga Shangai në Pekin. Sipas inxhinierëve krijues, duhet të hyjë në punë brenda vitit 2021.

Bëhet fjalë për një tren i cili është në gjendje që të përdorë magnetet për të kaluar në binarë, duke ecur me një lirshmëri befasuese.

Në momentin që do të vihet në punë, do të jetë një periudhë prove, për të vijuar më tej me zbatimin më gjerë, pasi shpejtësia aktuale e një treni magnetik është 431 km/h.

Ding Sansan, një nga inxhinierët krijues të tij, thotë se “Lëvizshmëria e trenit është ideale, ku nga Pekini në Shangai do të përshkohet për tre orë e gjysmë”.

Treni i ri i prezantuar në Pekin me 600 km/h, nuk është më i shpejti absolut, shkruan noa.al. Kjo pasi në vitin 2015, në Japoni, u testua në Yamanashi një tren eksperimental me shpejtësi 603 km/h, por që nuk është vënë ende në zbatim. /a.y/noa.al