Transmetuar më 04-06-2019, 20:03

Thuajse kishin përfunduar së kaluari pushimet me fëmijët, ku më i vogli prej tyre ishte 2 vjeç dhe një vajzë pak më e madhe, në ishujt Fiji, por pak para se të ktheheshin për në shtëpi në Fort Worth, të Texas, David dhe Michelle Paul, u ndjenë keq që të dy papritur.

Kështu ai që duhej të ishte një udhëtim familjar zbavitës, u transformua në tragjedi, pasi dy bashkëshortët gjetën vdekjen fundjavën që lamë pas.

Shkaku i vdekjes së tyre mbetet ende mister. Dyshohet se dy bashkëshortët morën një virus, por ende nuk dihet konkretisht se çfarë, duke bërë që të nisin hetimet.

Çifti kishte mbërritur në ishullin tropikal në Paqësor mes 22 dhe 25 majit që lamë pas.

Ata nuk kishin asnjë problem shëndetësor dhe ishin në formë të mirë, kur befas, u sëmurën.

Siç tregon Tracey Calanog, një e afërme e çiftit, familja në SHBA, mori një telefonatë një ditë para se ata të ktheheshin, ku i informuan për përkeqësimin e gjendjes së tyre.

“E kuptuan se diçka nuk shkonte, kështu që iu drejtuam menjëherë spitalit”, tha Calanog.

Ishte Michelle ajo që vdiq e para. Një helikopter ishte gati për të çuar David në Australi për të marrë mjekimin e nevojshëm, por nuk ia doli, pasi ndërroi jetë pak orë para fluturimit.

Departamenti i Amerikan i Shtetit, deklaroi se do të ndjekë nga afër hetimet lidhur me këtë rast, duke saktësuar se trupat e tyre do të kthehen në vend, vetëm pasi t’iu bëhen autopsitë dhe të zbulohen shkaqet e vdekjes, shkruan noa.al.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se dy bashkëshortët kanë marrë një virus vdekjeprurës. Qeveria në Fixhi i kishte paralajmëruar turistët dhe banorët e zonës, lidhur me rrezikun e një gripi të rrezikshëm, që prekte kryesisht të rinjtë. /a.y/noa.al