Transmetuar më 04-06-2019, 19:24

Qysh kur ishte fare e vogël, 11 vjeçe, ishte përdhunuar dhe abuzimi seksual nga dy meshkuj i shkaktoi vuajtje dhe depresion për gjithë jetën, deri në fundin tragjik.

Ka ngjallur diskutime të forta historia e Noa Pothoven, një vajze 17-vjeçare gjermane me banim në Arnhem të Holandës, e cila gjeti vdekjen në Holandë këtë të diel, pasi fitoi të drejtën e eutanazisë, duke i dhënë fund jetës.

Për Noa ishte bërë aq e padurueshme jeta, sa që përfundoi e vdekur në një shtrat spitalor të vendosur në dhomën e ndenjes të banesës së saj.

Në Holandë qysh nga mosha 12-vjeçare, mund të fitohet e drejta e eutanazisë nëse kërkohet, por vetëm nëse mjeku vendos që vuajtja është aq e madhe sa që nuk ka shpresë për shërim.

Noa Pothoven kishte shkruar edhe një autobiografi me titull “Winning or Learning” (Të fitosh apo të mësosh), ku fliste për luftën e saj të përditshme kundër depresionit, anoreksisë dhe sindromës së stresit post-traumatik, si pasojë e abuzimit seksual që kishte pësuar në vegjëlinë e hershme.

Noa e shkroi atë libër, pasi donte që të ndihmonte të rinj të tjerë në situatën e saj dhe sepse donte të ndihmonte të rinj të tjerë në atë situatë.

Përdhunimi ndodhi kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe, kur dy burra hynë me forcë në shtëpinë e saj dhe e sulmuan duke abuzuar seksualisht me të. Pikërisht ai moment, la gjurmë përgjithmonë, duke mos e marrë më veten.

E reja gjermane bëri të pamundurën për shërim, deri kur në gjendje të rënduar iu drejtua shtetit të Holandës, vend ku dhe lejohet eutanazia, që t’i jepte fund jetës. Kështu këtë të diel u praktikua edhe eutanazia ndaj saj.

Pak ditë më parë në një postim në profilin e saj në Instagram që shihni në fotogaleri, adoleshentja shpjegoi vendimin e saj: “Jam menduar shumë herë ta postoj apo jo atë se çfarë kam ndërmend të bëj, por kam vendosur që ta bëj gjithsesi. Ndoshta për dikë mund të jetë një surprizë, por mendohem prej shumë kohësh dhe nuk është një zgjedhje impulsive. Kështu që po hyj në temë, maksimumi brenda 10 ditësh, unë do të vdes. Pas vitesh të tëra beteje, jam e lodhur, kam rreshtur së ngrëni dhe piri, vuajtja ime është aq e madhe sa që nuk e përballoj dot. Marr frymë, por nuk jetoj më”. /a.y/noa.al