“Jetoni jetën që predikoni”, Veliaj mesazh politikanëve për Fiter Bajramin
Transmetuar më 04-06-2019, 11:53

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Fiter Bajramit. Nga KMSH-ja,

Veliaj ndan edhe një mesazh për politikanët, që të jetojnë jetën që predikojnë dhe të marrin shembull nga komuniteti mysliman.

“Faleminderit gjithë vëllezërve dhe motrave që e kanë kthyer Bajramin në festë solidariteti. Thirrja ime është të vazhdojmë këtë solidaritet.

Njerëzit që janë më sherrxhinj dhe helmues i japin mend njerëzve të komunitetit. Sot është një ditë e mbarë për besimtarët por një ditë e trishtë për politikanët.

Detyra e secilit prej nesh të jetojë jetën që predikon. Sot është koha të ulim kokën dhe marrim mësim nga ata që e kanë kthyer vëllazërinë në stil jetësen. Më shumë dashuri , më shumë ndihmë, më shumë solidarit. “-tha Veliaj.

Loading...
loading...
Loading...