Transmetuar më 04-06-2019, 09:33
Me rastin e festës së Fitër Bajramit e cila vjen pas përfundimit të muajit të Ramazanit, nuk kanë munguar urimet e politikës.
Me një fotografi të xhamisë së Namazgjasë, e cila është në proces ndërtimi, Kryeministri Edi Rama shkruan, “Gëzuar Bajramin”.
Nga ana e tij kryedemokrati Lulzim Basha uron që Zoti të pranojë lutjet e atyre që kanë agjëruar.
“Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin!
Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha. /a.y/noa.al