Transmetuar më 04-06-2019, 09:26

U sulmua në rrugë pas shpine dhe u përdhunua. Një përdhunim i tmerrshëm, ku viktimë është një grua 50 vjeçe, e cila u tërhoq me forcë nga rruga dhe u përdhunua në një vend të izoluar.

Por viktima as që mund ta imagjinonte që autori i sulmit, nuk ishte një burrë kushdo, por djali i saj.

Një histori e tmerrshme, e cila ndodhi pasditen e së premtes, në Afrikën e Jugut.

Më konkretisht ngjarja ndodhi në Mboya, pranë Willowvale, në provincën lindore të Capo.

Ishte pikërisht gjatë përdhunimit që gruaja kuptoi se agresori ishte djali i saj, një i ri 28 vjeç, i cili u gjet dhe u arrestua. Ngjarja ka tronditur gjithë vendin, ndërsa hetimet lidhur me të janë në vijim. /a.y/noa.al