Transmetuar më 04-06-2019, 08:57

Janë shtatë ushqime të cilat janë cilësuar si më të rrezikshmet dhe që shkaktojnë kancerin.

Bëhet fjalë për ushqime të renditura nga qendra amerikane për kërkime kundër kancerit ‘World Cancer Research Fund’, ku rezulton se thuajse 20% e rasteve të kancerit në SHBA, është e lidhur me regjimin ushqimor dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Ushqimet me sheqer të rafinuar– E dimë që të gjithë që ushqimet që përmbajnë sheqer të rafinuar dhe fruktoz, mund të shkaktojnë shumë probleme me shëndetin. Kjo pasi këto ushqime rrisin insulinën, e cila bën që të rriten qelizat tumorale.

Mishi i kuq i përpunuar- Ky lloj mishi përmban shumë elementë të dëmshëm. Për më tepër produktet në kuti, përmbajnë shumë kripë. Teprimi me mishin e kuq shkakton kancerin e zorrës së trashë, por edhe atë të prostatës.

Ushqimet e tymosura- Konsumi i rregullt i ushqimeve të tymosura nuk i bën mirë shëndetit. Kjo pasi procesi i tymosjes çliron toksina te mishi dhe kjo gjë ndikon në shkaktimin e qelizave kancerogjene.

Mielli i bardhë- Është i pasur me shumë karbohidrate dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme, pasi rrisin rrezikun për ty prekur nga kanceri i gjirit.

Vaji i hidrogjenuar– Këta vajra transformohen në helme në momentin që procedohen. Ky lloj vaji shton rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, i zorrës së trashë dhe prostatës, ndaj mundohuni që ta zëvendësoni me vaj ulliri, shkruan noa.al.

Patate të skuqura– Këto lloj patatesh bëhen me shumë nxehtësi, çka krijon akrilamide, një element kancerogjen. Këto lloj patatesh cilësohen si rrezik i madh për kancerin në vezore, kancerin e gjirit, në prostatë dhe në aparatin tretës. /a.y/noa.al